Arsenali i rekordeve: 38 fitore këtë sezon, afër arritjes legjendare

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arsenali po vazhdon ta shkruajë historinë. Skuadra londineze e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 38 fitoresh sezonale, një rekord që nuk ishte parë që nga sezoni 2001-2002.

Në atë kohë, Thierry Henry me shokë e kishin mbyllur sezonin me 39 fitore, shkruan “Gazeta Express”.

Një ecuri e jashtëzakonshme për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta, që po dominon në të gjitha kompeticionet dhe po e konfirmon rritjen e vazhdueshme të viteve të fundit.

Ekipi londinez e ka arritur këtë shifër pas fitoreve në Ligën e Kampionëve, në Premierligë, në FA Cup dhe në Carabao Cup.

Për ta gjetur një Arsenal kaq fitues duhet të kthehemi pikërisht në sezonin 2001-2002, kur skuadra e udhëhequr nga Arsène Wenger arriti ta fitojë titullin kampion në Angli dhe FA Cup, duke realizuar “dyshen” historike të trofeve.

Numra që e konfirmojnë një cikël të ri të suksesshëm për “Topçinjtë”, të cilët tashmë synojnë të mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shtojnë trofe në vitrinat e klubit.

Me këtë ritëm, “Gunners” janë afër rekordit absolut të klubit: 41 fitore të regjistruara në sezonin 1970/71.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër