“Është e tmerrshme”, legjendat holandeze kritikojnë Viniciusin për simulim

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-lojtarët holandezë, Rafael van der Vaart dhe Danny Blind, kritikuan sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, për sjelljen e tij gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Real Madridi u mposht në shtëpi me rezultat 1-2 nga Bayern Munichu dhe Vinicius Jr ishte përsëri njëri nga më të kritikuarit te Los Blancos.

Ndërsa po analizonte ndeshjen në Ziggo Sport, prezantuesja Helene Hendriks u kërkoi komentatorëve, Va nder Vaart dhe Blind, mendimet e tyre mbi sjelljen e brazilianit në fushë.

“Epo, shikoni, ai vazhdon të jetë një kërcënim serioz. Duke pasur parasysh shpejtësinë e tij, ai mund ta kishte anashkaluar Neuerin në atë moment në minutën e 61-të. Por, sigurisht, ai na bezdisi përsëri. Ai mendon se çdo kontakt i vogël është penallti”, ka thënë Blind.

“Është e tmerrshme. Si e bën të ndalojë këtë? Mendoj se është shumë i pafat sepse ai është një lojtar kaq i mirë. Nuk do të doja të flisje për këtë, por është tepër bezdisëse. Ai bie përtokë pas një shtyrje të lehtë, pastaj ngrihet dhe kërkon një karton të kuq. Është e trishtueshme”, deklaroi Van der Vaart.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër