Tahiri: Sektori privat po neglizhohet nga Qeveria

Nga D. V.
277 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës plenare ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërkrahje të punëtorëve të sektorit privat, pas shpërndarjes së pagës së 13-të për sektorin publik, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se punëtorët e sektorit privat janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit dhe se, sipas tij, ky sektor po neglizhohet nga Qeveria.

Tahiri theksoi se pikërisht ky sektor paguan taksat që mundësojnë funksionimin e sektorit publik, duke kërkuar trajtim më të barabartë për punëtorët e ekonomisë private.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër