Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të akuzuarit

Nga Xh M
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 prill Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

Masa e sigurisë është lënë në fuqi pa ndryshime për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Sipas raportimeve të mediave, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë shkak ligjor për shfuqizimin apo zëvendësimin e kësaj mase sigurie.

Hetimet tregojnë se vëllezërit Bushgjokaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Çakrri, dyshohet se janë autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.

Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër