Tiranë, 14 Prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë sot tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë shtetformues.
Ai tha kështu duke folur në Samitin e IV të Diasporës Shqiptare të organizuar në Tiranë nga qeveria e tij.
Deklarata e Ramës bëhet në momentet kur në Maqedoni të Veriut përsëri kanë shpërthyer
në sipërfaqe probleme me gjuhën shqipe, siç është mos-lejimi nga ana a ministrit maqedonas të drejtësisë Igor Filkov i studentëve shqiptarë të juridikut që të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.
“E ardhmja e Shqipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë. Ajo shkruhet edh në Romë, në Athinë, në Londër, në New York, në Berlin, në Zyrih në çdo vend ku shqiptarët jetojnë, punojnë dhe ëndërrojnë. Por pa diskutim e ardhmja e Shqipërisë shkruhet edhe kudo ku shqiptarët jetojnë rreth e rrotull kufijve të Shqipërisë, duke filluar nga shteti tjetër i pavarur i shqiptareve Kosova dhe pastaj edhe duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët s’duhet ta harrojë askush, janë një popull shtet formues të republikës fqinje dhe mike të Maqedonisë së Veriut dhe duke vazhduar dhe me shqiptarët në Mal të Zi e gjetkë,” tha Rama.
Në këtë samit të pranishëm nga Maqedonia e Veriut, pos të tjerëve ishin edhe Kryetari i Kuvendit Afrim Gashin, e kreytari i BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa nga Kosova Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, e ish-Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic.
