Irani kërcënon të bllokojë Detin e Kuq, nëse vazhdon bllokada amerikane

Nga D. V.
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 15 prill, zhurnal.mk – Irani ka kërcënuar sot se mund të bllokojë Detin e Kuq, ndonëse nuk ka dalje direkte në këtë det, nëse Shtetet e Bashkuara  të Amerikës vazhdojnë bllokadën ndaj porteve të tij.

Teherani paralajmëron se një veprim i tillë mund të çojë në shkelje të armëpushimit.

Sipas gjeneralit Ali Abdollahi, kreu i komandës së forcave të armatosura iraniane, nëse SHBA-ja vazhdojë bllokadën detare dhe “krijon pasiguri për anijet tregtare iraniane dhe cisternat e naftës”, atëherë kjo do të përbënte “parathënien” e një shkeljeje të armëpushimit, i cili është në fuqi që prej 8 prillit.

“Fuqitë e armatosura të Republikës Islamike nuk do të lejojnë asnjë eksport apo import në Gji, në Detin e Omanit apo në Detin e Kuq”, shtoi ai, sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër