Njëmbëdhjetë vende bëjnë thirrje për përgjigje ekonomike “të koordinuar” ndaj luftës në LM

Nga D. V.
172 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 15 prill, zhurnal.mk – Ministrat e Financave të njëmbëdhjetë vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Australinë kanë bërë thirrje sot për një përgjigje ekonomike “të koordinuar, të përgjegjshme dhe të shpejtë” ndaj luftës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për rreziqet që konflikti paraqet për rritjen ekonomike, inflacionin dhe tregjet.

Në deklaratën e përbashkët, vendet nënshkruese – mes tyre Suedia, Holanda, Finlanda, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Polonia dhe Zelanda e Re – theksuan rëndësinë e një armëpushimi, të cilin e cilësuan thelbësor për mbrojtjen e popullsisë civile dhe sigurinë në rajon.

Ata gjithashtu bënë thirrje për një zgjidhje të negociuar, të shpejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke paralajmëruar se rifillimi apo zgjerimi i luftimeve do të sillte rreziqe shtesë serioze për sigurinë energjetike globale, zinxhirët e furnizimit, si dhe për stabilitetin ekonomik dhe financiar në shkallë botërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër