Fillon rindërtimi i rrugës ‘Dizhon 15’ në Çair

Nga B.M
202 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 Prill, Zhurnal.mk – Kanë filluar sot punimet për rregullimin e rrugës ‘Dizhon 15’ në komunën e Çair në të cilat përfshihet edhe ujësjellësi e kanalizimi, para se té bëhet asfaltimi i saj.

Fillimin e punimeve e kanë vizituar ndërkohë Kryetari i Komunës Izet Mexhiti dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha.

“Po realizojmë një ndërhyrje të plotë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone,” tha Mexhiti përmes rrjetit social Facebook.

Ai sqari se projekti përfshinë rindërtimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit në gjatësi prej 197 metrash, si dhe realizimin e 25 lidhjeve për amvisëritë. Paralelisht, do të bëhet edhe rekonstruimi i kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash.

“Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, rruga “Dizhon 15” do të asfaltohet, duke e kthyer këtë hapësirë në një segment më funksional dhe më të rregullt për qytetarët,” tha kryerari i komunës.

Ministri Hoxha në një text të tij në Facebook tha se për këtë projekt, ministria të cilën e dhëheqë ai ka siguruar 6.9 milionë denarë, në kuadër të Thirrjes së dytë.

“Me këtë projekt investojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e nevojave infrastrukturore të banorëve të kësaj pjese të Çairit,” shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër