Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt bëhet më 21 prill

Nga D. V.
156 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill, Zhurnal.mk – Kryetarja e trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Fatime Dermaku, ka njoftuar për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe datën e shpalljes së aktgjykimit, raporton Ekonomia Online.

Ajo bëri të ditur se vendimi për këtë çështje penale do të shpallet më 21 prill në orën 13:30.

“E shpall të mbyllur këtë proces gjyqësor. Aktgjykimi në këtë çështje penale do të bëhet me datë 21 prill në ora 13:30”, tha ajo.

Në këtë rast, të akuzuarit kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, duke theksuar se nuk ekzistojnë rrethana lehtësuese dhe se provat e administruara e dëshmojnë plotësisht fajësinë e tyre.

Në fjalën përfundimtare, ajo ka deklaruar se vrasja ka qenë e planifikuar në mënyrë të detajuar nga i akuzuari kryesor, Naim Murseli, me motiv financiar dhe për shkak të raporteve të prishura bashkëshortore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër