Mjekët dhe infermierët që janë në pension do t’ju ofrohet mundësia të punojnë deri në moshën 70 vjeç

Nga B.M
210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 17 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, deklaroi se me ndryshimet në ligj, të cilat janë në procedurë qeveritare, mjekët dhe infermierët e pensionuar do të mund të vazhdojnë të punojnë edhe pas pensionimit, përkatësisht deri në moshën 70-vjeçare.

Sipas tij, një nga problemet që ka identifikuar Ministria është mungesa e kuadrit shëndetësor në të gjithë vendin, si mjekë ashtu edhe infermierë, prandaj ky kapacitet intelektual me përvojë shumëvjeçare është më se i nevojshëm.

“Për këtë arsye kemi bërë ndryshime thelbësore në ligj, me çka të gjithë mjekët dhe infermierët që do të paraqesin kërkesë në institucionin ku ka mungesë të këtij kuadri, do të mund të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 70-vjeçare. Ata do të marrin pension, por edhe do të mund të vazhdojnë punën me pagë shtesë. Kjo do të krijojë hapësirë për të ulur mungesën e kuadrit. Duke pasur parasysh se shëndetësia ka nevojë për profesionistë me përvojë dhe shërbimet ambulatore, këta kuadro nuk duhet të qëndrojnë në shtëpi”, tha Aliu.

Ai shtoi se ligji aktualisht është në procedurë qeveritare dhe shpreson që brenda një muaji të mundësohet që të gjithë mjekët, aty ku ka nevojë, të vazhdojnë punën deri në moshën 70-vjeçare.

“Ky është hapi i parë. Hapi i dytë është që me ligjin për optimizimin dhe digjitalizimin e proceseve administrative, kemi marrë obligim që brenda një viti të mund të angazhojmë nga distanca mjekë që ndodhen jashtë vendit, ndërsa kemi shumë të tillë në diasporë, të cilët në vendet ku jetojnë gëzojnë respekt të madh si profesionistë. Ata do të punojnë online dhe, siç më thanë në bisedat me disa prej tyre, janë të gatshëm të ndihmojnë edhe falas”, shtoi Aliu.

Gjatë vizitës në spitalin e Dibrës, ai gjithashtu shënoi fillimin e një projekti pilot për telemjekësi në fushën e dermatovenerologjisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër