Filipçe i dërgon letër BE-së

Nga Xh M
105 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 prill Zhurnal.mk – LSDM i ka dërguar letra Bashkimit Evropian dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski në Prokurori. Reagimi vjen pas deklaratës së kryeministrit se ka ndjesi që së shpejti ish-funksionarë të lartë të qeverisë së mëparshme të LSDM do të përfshihen në ndjekje penale. LSDM kërkon që Prokuroria menjëherë ta thërrasë në pyetje dhe t’i shqyrtojë ndjenjat e tij, për të dëshmuar se nuk punon vetëm sipas “porosive” të Mickoskit.

“Mickoski publikisht paralajmëron ndjekje penale. Ai targeton njerëz konkretë nga opozita dhe familjet e tyre, me akuza të parapërgatitura. ‘Kam ndjesi’ e tij udhëhiqet nga frika sepse e di se do të përballet me përgjegjësi. Ky është skandal i përmasave të papara dhe përfaqëson rrënim të plotë të rendit juridik dhe kushtetues. Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Aleksandar Sasha Dimitrieviq nga LSDM.

Ndërkohë, Filipçe i ka dërguar letra zyrtare Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Në letër, ndër të tjera thuhet se Mickoski paralajmëron ndjekje politike dhe se kjo deklaratë për hakmarrje politike përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për pluralizmin demokratik.

Kryeministri sot tha se ndjenjat e tij janë edhe më të forta se do të ketë ndjekje ndaj ish-funksionarëve të qeverisë së kaluar të LSDM-së.

“Secili ka të drejtë të shkruajë dhe të dërgojë letra. Por ndjenjat e mia janë gjithnjë e më të forta”, u shpreh kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Për cilët ish-funksionarë të LSDM-së dhe për çfarë procesesh gjyqësore flet kryeministri, nuk ka informacione. Edhe vetë ai thotë se nuk ka informacione, por vetëm ndjesi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër