“Nuk do ta njohim Kosovën”, thotë Vuçiç në përvjetorin e Marrëveshjes së Brukselit

Nga B.M
94 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 18 prill, Zhurnal.mk – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në një intervistë për Kosovo Online me rastin e 13-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshja e Brukselit, deklaroi se dokumenti i 19 prillit 2013 ka qenë “zgjidhja më pak e keqe” në kushtet e atëhershme pothuajse të pamundura.

Ai pranoi se në atë periudhë kishte besuar në mundësinë e arritjes së një paqeje të qëndrueshme dhe stabiliteti me shqiptarët, por vlerësoi se koha i ka hedhur poshtë këto pritshmëri.

Sipas Vuçiçit, dështimi më i madh i bashkësisë ndërkombëtare është fakti që pikat kyçe të marrëveshjes, veçanërisht ato që lidhen me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (ZSO), nuk janë zbatuar. Ai drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian si garant i marrëveshjes, duke theksuar se 13 vitet e fundit kanë qenë, sipas tij, “vite gënjeshtrash”.

Presidenti serb shprehu skepticizëm se Prishtina do ta formojë ndonjëherë ZSO-në në formën e saj burimore. Në vend të kësaj, ai pret presione të reja nga partnerët ndërkombëtarë për pranimin e zgjidhjeve alternative që do të ishin brenda sistemit të Kosovës.

Vuçiç theksoi se, pavarësisht kërcënimeve me sanksione dhe presioneve politike, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër