Sofje, 19 prill, Zhurnal.mk – Sot, Bullgaria po zhvillon zgjedhjet parlamentare për përbërjen e 52-të të Kuvendit Popullor, në një proces që konsiderohet vendimtar për të ardhmen politike të vendit.
Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë territorin, ndërsa qytetarët bullgarë po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në një klimë politike të tensionuar dhe të karakterizuar nga zgjedhje të shpeshta gjatë viteve të fundit.
Këto zgjedhje vijnë pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie institucionale, ku vendi ka pasur vështirësi në formimin e qeverive të qëndrueshme. Fragmentimi politik dhe mungesa e shumicave të qarta parlamentare kanë çuar në disa cikle të njëpasnjëshme zgjedhore.
Kohë më parë , Agjencia e Lajmeve Zhurnal, pati shkruar se nëse forcat politike të afërta me presidentin Rumen Radev dalin fituese, ekziston mundësia që qëndrimet e Sofjes ndaj Shkupit të mbeten të ashpra, veçanërisht në lidhje me çështjet historike dhe identitare.
Linku i Editorialit, i botuar më 29 mars, 2026
