Tetovë, 23 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka biseduar me Ambasadoren e Holandës, Ozlem Canel, me të cilën tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, duke vënë theksin tek reformat që po i bënë vendi konform legjislacionit evropian.
“Falënderova ambasadoren për mbështetjen që Holanda po i jep vendin tonë në rrugën e integrimit si dhe për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve tanë. Po ashtu biseduam edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet Komuna e Tetovës, si dhe për decentralizimin e komunave si një nevojë thelbësore për funksionimin më efikas të pushtetit lokal. Partneriteti me Holandën dhe vendet tjera të BE-së, mbetet prioritet për forcimin e institucioneve dhe demokracisë,” ka shkruar Kasami në FB të tij.
