Ana Vitkova propozohet për anëtare të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor Zhurnal.mk – Ana Vitkova është kandidate e propozuar për emërim si anëtare e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale, pasi propozimi i saj u miratua njëzëri nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në mbledhjen e sotme.

Kandidatja Vitkova, siç theksoi kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, është juriste e diplomuar, me provim të dhënë të jurisprudencës dhe doktoraturë në shkencat juridike. Ajo është këshilltare shtetërore për çështje juridike në Qeveri.

“Me aplikimin e saj, kandidatja ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe mund të konstatohet se i plotëson kushtet në përputhje me vendimin për shpalljen e konkursit publik”, shtoi Sajkoski.

Kandidaturë për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë kishte dorëzuar edhe Enver Elmazi, i cili, sipas Sajkoskit, nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në konkursin publik.

artikuj të ndërlidhura