Debat në Kuvend: Rrahmani pyet Kurtin për financimin e një projekti për nevojat e Manastirit të Graçanicës

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Deputeti PDK-së, Eman Rrahmani ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për një projekt të caktuar, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online

Ai ka ngritur çështjen e ndarjes së 146,965 eurove për “Brashko Prizrenca”, duke kërkuar arsyetimin e kësaj mbështetjeje financiare dhe mënyrën e realizimit të saj përmes Zyrës së Kryeministrit.

“Në vitin 2023 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë ndarë 146,965 euro për “Brashko Prizrenca”. Në këtë drejtim kërkoj sqarim nga ju Kryeministër cilat janë arsyet konkrete për ndarjen e kësaj ndihme financiare dhe pse kjo ndarje është bërë drejtpërdrejt nga Zyra e Kryeministrit”, pyeti ai.

Kryeministri Kurti u përgjigj se kjo ka të bëjë me marrëveshjen që Ambasada Norvegjeze ka pasë me Zyrën e Kryeministrit për zbatimin e projektit si donacion, ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës.

“Pyetja ka të bëjë me marrëveshjen që Ambasada Norvegjeze ka pasë me Zyrën e Kryeministrit për zbatimin e projektit si donacion, ndërtimin e një ferme për mbarështimin e deleve për nevojat e Manastirit të Graçanicës në vlerë prej 147,965,47 euro. Kjo vlerë është paguar me datën 14 shkurt të vitit 2023 nga Zyra e Kryeministrit, është Zyra e Komuniteteve sipas planit të projektit të Ambasadës së Norvegjisë”, u përgjigj ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër