Haxhiu pas vendimit për Banjskën: Drejtësia përmbyllet kur Radoiçiq dorëzohet në Kosovë

Nga D. V.
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë gjatë seancës plenare për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përshëndeti vendimin dhe kjo u mirëprit nga deputetët.

“Me lejoni që të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore për dënim me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”.

“Përgëzoj institucionet e Republikës së Kosovës që shqiptuan dënimin me burgim të përjetshëm. Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist nuk përfundon këtu; ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiç dorëzohet në Republikën e Kosovës bashkë me terroristët e tjerë. Lavdi rreshterit Afrim Bunjaku”, tha tutje Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër