Ambasadori iranian në OKB: SHBA-ja duhet të jetë realiste në negociatat e ardhshme

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjenevë 24 Prill, Zhurnal.mk – Ambasadori i Iranit në OKB, Ali Bahreini deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të tregojnë nje “qasje realiste” nëse duan që negociatat me Teheranin të vazhdojnë, raportoi BBC.

Në një intervistë për “BBC Radio 4”, Bahreini tha se Uashingtoni duhet të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane, duke e cilësuar atë si një “shkelje thelbësore” të armëpushimit.

Sipas tij, çdo rifillim i dialogut kërkon që SHBA-ja të njohë të drejtat dhe kërkesat e arsyeshme të Iranit.

Ai shtoi se Irani nuk synon negociata që, do t’i jepnin palës tjetër kohë për t’u përgatitur për sulme të reja ndaj vendit.

Bahreini gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për perçarje brenda udhëheqjes iraniane, duke thënë se problemi qëndron te SHBA-ja, të cilën e përshkroi si “të mbushur me kontradikta dhe mosmarrëveshje”.

Lëvizje diplomatike e Iranit në rajon

Ndërkohë, media shtetërore iraniane IRNA raportoi se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi do të nisë sot një vizitë në Islamabad, Muskat dhe Moskë për konsultime diplomatike.

Sipas IRNA-s, vizita ka për qëllim bisedime dypalëshe dhe diskutime mbi zhvillimet në rajon, si dhe situatën më të fundit të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.

Zyrtarisht, as Teherani dhe as Uashingtoni nuk kanë konfirmuar detaje të plota për këtë udhëtim diplomatik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër