I kërkoi të mos kalonte me veturë, 63-vjeçari e rrah punëtorin në Tetovë

Nga Xh M
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 prill Zhurnal.mk – Më 25.04.2026, në ora 16:10, në SPB Tetovë, A.A. (50) nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.

Derisa denoncuesi po kryente detyrat e punës (asfaltim), i ka sugjeruar S.K. (63) nga Tetova që të mos kalonte me automjet nëpër rrugë, pas së cilës S.K. ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht. S.K. më vonë është paraqitur vetë në Stacionin Policor Tetovë.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër