Pas ndalimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanye West dhe Bianca Censori shihen në një dalje të qetë në Los Angeles

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, janë parë së fundmi duke shijuar një mëngjes të thjeshtë në një restaurant në Los Angeles, vetëm pak ditë pas ndalimit të reperit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Reperi 48-vjeçar dhe arkitektja 31-vjeçare u shfaqën me veshje të errëta, ku West zgjodhi një stil sportiv e komod, ndërsa Censori tërhoqi vëmendje me një veshje më provokuese dhe taka transparente, shkruan DailyMail.

Dalja e tyre vjen pas vendimit të autoriteteve britanike për t’i ndaluar West-it hyrjen në Londër, pas reagimeve të forta ndaj komenteve të tij antisemite dhe polemikave që lidhen me performancën e planifikuar në Festivalin Wireless.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, festivali u anulua, ndërsa disa nga koncertet e planifikuara të reperit në Evropë janë shtyrë ose anuluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër