Kasami thotë se do të “harrohet” nisma “madhore” e BDI për ndryshim kushtetute për kushtin e BE-së

Nga B.M
651 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Tetovës nga VLEN, Bilall Kasami sot e ka cilësuar nismën e BDI-së për mes Frontit Evropian për të mbledhur së paku 30 nënshkrimet të deputetëve për të tentuar hapur në kuvend çështjen e ndryshimit të kushtetutës së kërkuar nga BE dhe Bullgaria, si një ide të “madhore” të partisë kundërshtare e cila siç tha ai “shumë shpejt do të harrohet.”

“Sa më i madhë dëshpërimi i BDI-së aq më të mëdha iniciativat apo idetë e tyre apo projekte me të cilat dalin në opinion. BDI pati 20 vite për të promovuar ndryshime kushtetuese dhe për të avancuar të drejtat kolektive të shqiptarëve,” u tha gazetarëve Kasami, shkruan Zhurnal.mk

Sipas tij, BDI ndodhet para “shpartallimit të saj përfundimtar” për shkak të largimit të anëtarëve të AKI.
“Për të mbajtur edhe më tutje shpresën e anëtarëve të BDI-së, ajo po del me ide të mëdha. Ne e dijmë që 20 vite BDI mbeti në qeveri jo duke realizuar projekte në interes të shqiptarëve por duke promovuar ide të mëdha. Ne e dijmë kryeministrin e famshëm shqiptar, ne e dijmë agjenden e gjelbërt. Ne dijmë shumë të cilat ishin vetëm me destinim fitimin e zgjedhjeve dhe t’i harronin pas zgjedhjeve. Edhe kjo është një ide e tillë madhore e BDI-së, e cila shumë shpejtë do të harrohet. Pra është një ide e cila shërben për nevoja të brendshme të BDI-së për të mbajtur aktivistët e saj dhe për të larguar nga dëshpërimi i madh në të cilën ata gjendenë,” përfundoi Kasami.

Kryemnistri Hristijan Mickoski, tashmë disa herë e ka kushtëzuar ndryshimin e kushtetutës me respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase nga Bullgaria dhe garancitë zyrtare nga BE se nuk do të ketë kushtëzime të tjera nga Bullgaria që do të kishin të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Pa votat e depuetëve të VMRO-DPMNE nuk mund të arrihen dy të tretat në kuvendin me 120 deputetë për të bërë këto ndryshime të vëna si kusht nga Bullgaria dhe BE për t’i dhënë fund ngërçit katër vjeçrar e për të nisur bisedimet e anëtarësimit në bllokun evropian. / Zhurnal.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër