Marrëveshja për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Nufi: Mbi 400 vende të reja pune

Nga D. V.
576 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 prill, Zhurnal.mk – Kompania shqiptare “Kayo” dhe “Fincanteri”, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë, firmosën sot marrëveshjen për të prodhuar në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

Në ceremoninë e organizuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, etj.

Në fjalën e tij, ministri Nufi tha se “me këtë marrëveshje shoqëria “Kayo” fillon një hap të ri, prodhimin në Shqipëri të mjeteve lundruese detare në bashkëpunim me një nga gjigandët e prodhimit të anijeve në botë kompania “Fincantieri””.

“Kjo marrëveshje është një vlerë e shtuar jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për eksportin, do arrijmë të prodhojmë edhe për nevojat e Europës, por edhe të eksportit”, tha Nufi.

Ministri Nufi u shpreh se “nga ky bashkëpunim ka disa vlera strategjike, Shqipëria arrin të bëhet një bazë e re europiane e “Fincantieri” për anijet e vogla dhe të mesme. “Fincantieri”‘ zgjeron bashkëpunimin në Shqipëri dhe kompania “Kayo” pozicionohet si një partner i besueshëm industrial”.

“Ficantieri do të sjellë edhe punë dhe në planin e biznesit që kemi nënshkruar, rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Do të ketë rritje të kapaciteteve vendase prodhuese dhe humane”, tha  Nufi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër