Beqiri: Së shpejti “Sheshi i dëshmorëve” në Haraçinë

Nga B.M
815 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës – Daut Beqiri, bëri të ditur që Komuna e Haraçinës së shpejti bëhet me shesh të ri, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet edhe qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë, e cila aktualisht ka sfida për shkak të veturave të parkuara, duke e bërë zonën më funksionale dhe më të organizuar për lëvizje.

Projekti përfshin vendosjen e një monumenti me shqiponjë dhe një pllakë përkujtimore për Komandant Telin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Para marrjes së një vendimi përfundimtar, dëshirojmë të dëgjojmë mendimin tuaj.

Ju ftojmë të ndani opinionet dhe sugjerimet tuaja në komente ose të merrni pjesë në panelin e diskutimit që do të mbahet të premten, më 8 maj, në ora 14:00, në sallën e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës.

Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër