Ndërron jetë babai i Bardhyl Mahmutit, varrimi mbahet nesër në Tetovë

Nga B.M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 3 maj, Zhurnal.mk – Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe veprimtari i njohur, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Beqir Berisha.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku familja bën të ditur se i ndjeri u nda nga jeta sot, më 3 maj 2026, përcjell zhurnal.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet të hënën, më 4 maj, në ora 13:30, në Varrezat e Tetovës.

Në mesazhin e tij, Mahmuti ka bërë edhe një apel të veçantë për bashkëveprimtarët nga Kosova, duke u kërkuar që të mos marrin pjesë në varrim apo ngushëllime, për shkak të situatës politike në vend.

“Të dashur familjarë, të dashur miq… Duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni, lus të gjithë bashkëveprimtarët e mi nga Kosova të mos marrin rrezikun të vijnë as për varrim e as për ngushëllime”, thuhet në njoftimin e tij.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër