Mickoski nuk pret zbutje qëndrimi nga Bullgaria për kushtin për në BE por rreptësim

Nga D. V.
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret se me ndërrimin e qeverisë së bullgarisë do të ketë ndryshim nga Sofia për kushtin e ndryshimit të kushtetutës së vendit për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.

“Nuk pres aspak se do të ndryshohet atmosfera,” tha ai për gazetarët, i pyetur për qeverinë e ardhshme në Bullgari, pas fitores në zgjedhje të ish-kryetarit Rumen Radev, e cili tash është në negociata për të krijuar një qeveri stabile në vendin fqinj.

Mickoski ndërkoi sulmoi partinë opozitare maqedonase LSDM, duke thënë se ajo po iu gjunjëzohet kërkesave bullgare.

“Përkundrazi, pres që e njëjta atmosferë të nxehet, sepse ende kemi struktura, si politike ashtu edhe shoqërore në vend, që janë të gatshme të gjunjëzohen para autoriteteve bullgare dhe të jenë indi i butë i politikës së jashtme maqedonase. Për sa kohë që ka forca të tilla politike dhe shoqërore, nuk pres ndryshim në qëndrimin e fqinjit tonë lindor,”tha Mickoski.

Ai në të njëjtën kohë përsëriti gatishmërinë për bisedime me Bullgarinë për t’i dhënë fund ngërçit tashmé katérvjeçar.

“Megjithatë, si qeveri, ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime dypalëshe ose trepalëshe dhe për t’u përballur me argumentet tona, tha Mickoski,” tha kryeministri.

Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse për të futur bashkësinë bullgar në të, përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundér-kushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare.

Radev disa herë më herët kishte përsëritur të njëjtin qëndrim të qeverive të më parshme bullgare, se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë kushteutën për bashkësinë bullgare, ashtu siç ishte arritur marrëveshja e korrikut 2022 midis BE-së dhe qeverisë LSDM-BDI./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër