Gjenevë, 4 maj, Zhurnal.mk – Organizata Botëroe e Shëndetësisë (OMS) ka raportuar për një ngjarje shëndetësore në një anije kroçiere në Oqeanin Atlantik, ku dyshohet për virusin Hantavirus.
Deri tani është konfirmuar 1 rast, ndërsa 5 raste të tjera janë të dyshuara.
Nga 6 persona të prekur, 3 kanë vdekur dhe 1 është në terapi intensive në Afrikën e Jugut.
Sëmundja transmetohet nga brejtësit.
Autoritetet e Capo Verde nuk lejuan zbarkimin e pasagjerëve për të mbrojtur popullsinë, por mjekët kanë hipur në anije për kontroll.
Dy shtetas holandezë janë përfshirë: një ka vdekur gjatë udhëtimit dhe një tjetër ka ndërruar jetë në Afrikën e Jugut.
Anija MV Hondius është aktualisht pranë brigjeve të Capo Verde dhe pritet të vazhdojë udhëtimin pa zbarkime.
