U shkarkua nga Rama, Havolli shpërndan reagimin e LDK-së ku thuhet se nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Shkarkimi i Sokol Havollit nga pozita e drejtorit të Investimeve Kapitale në Kryeqytet ka nxitur reagime dhe ka rihapur debatet për raportet brenda LDK-së në Prishtinë, sidomos pas konfirmimit të kësaj të fundit që mohoi publikisht se ka marrëveshje me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër për bashkëqeverisje në kryeqytet.

Havolli, i cili u shkarkua të hënën (4 maj), ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook komunikatën e LDK-së.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Pllana do të ketë rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore.

“Zyhrije Pllana emërohet në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, Havolli e konfirmoi shkarkimin e tij po të hënën, duke thënë se ishte njoftuar për ndryshime pas një takimi me Ramën.

LDK, ndërkohë, në komunikatën e saj, ka insistuar se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për bashkëqeverisje në Prishtinë dhe se çdo marrëveshje jashtë strukturave zyrtare të partisë nuk përfaqëson qëndrimin e saj.

Telegrafi do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja lidhur me këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër