Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Noizy është thirrur në Gjykatën e Posaçme si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj bandës së Laert Haxhiut.

Dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës. Një nga krimet e bandës së Haxhiut është edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.

Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje, është edhe baba i këngëtarit, Bashkim Rajku.

Megjithatë seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa e radhës është caktuar më 13 maj, ora 11.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër