Komuna e Çairit në aksion për lirimin e vendparkingjeve

Nga D. V.
433 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 Maj, Zhurnal.mk – Autoritetet komunale të Çair-it sot kanë nisur lirimin e vendparkingjeve, ka njoftuar kështu kryetari i Komunës Izet Mexhiti.

“Po lirojmë 200 vendparkingje në Çair, po e bëjmë komunën tonë më të pastër,” ka njoftuar Mexhiti përmes Facebook.

Mexhiti ka plasuar edhe një video të fillimit të aksionit për largimin e veturave të parkuara në mënyrë ilegale, një pjesë e të cilave nga videoja shihet se janë të parkuara nëpër trotuare dhe parqet e komunës dhe janë jo funksionale.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër