Ndalohen 18 shoferë brenda një dite, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Nga D. V.
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve 16 kanë vozitur pa leje drejtimi, ndërsa dy me ndalim aktiv.

“Tetë shoferë në Shkup (prej të cilëve dy të mitur), tre në Gjevgjeli, dy në Kërçovë dhe nga një në Tetovë, Radovish dhe Dibër kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Te njëri nga shoferët në Shkup është gjetur edhe marihuanë, ndërsa te shoferi në Tetovë janë matur edhe 1,46 promilë alkool në gjak. Një shofer në Shkup dhe një në Kërçovë kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin e shoferit ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim, apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër