Bekim Sali në Panairin e Shkencës 2026: Arsimi dhe teknologjia janë çelësi i së ardhmes

Nga D. V.
925 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 7 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në Panairi i Shkencës 2026, ku të rinjtë prezantuan projekte dhe ide inovative në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë.

Përmes një postimi publik, Sali theksoi rëndësinë e investimit në dije, inovacion dhe arsim, duke vlerësuar potencialin e të rinjve për zhvillimin ekonomik dhe evropian të vendit.

“Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen. Sot mora pjesë në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë, ku të rinjtë prezantuan ide dhe zgjidhje që dëshmojnë potencialin tonë për zhvillim”, ka shkruar Bekim Sali.

Ai shtoi se arsimi, shkenca dhe teknologjia mbeten themeli i progresit ekonomik dhe i perspektivës evropiane të vendit.

“Arsimi, shkenca dhe teknologjia janë themeli i progresit ekonomik dhe i së ardhmes sonë evropiane”, theksoi Sali.

Në panair u prezantuan projekte nga të rinj dhe studentë, me fokus në inovacion, teknologji dhe zgjidhje kreative për sfida të ndryshme shoqërore dhe ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër