Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen, kërkon edhe largimin e Starmer

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 12 maj Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed është bërë aleati i fundit i Streeting i cili ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se pozicioni i kryeministrit Keir Starmer tani është plotësisht i paqëndrueshëm. Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka publikuar letrën e tij të dorëheqjes duke thënë se pavarësisht arritjeve individuale dhe progresit, ato po zbehen dhe minohen nga mungesa e një udhëheqjeje të bazuar në vlera.

The Guardian shkruan se dorëheqja e tij vjen në një periudhë të tensionuar politike për qeverinë britanike, në një kohë kur kritikat ndaj kryeministrit po shtohen brenda dhe jashtë Partisë Laburiste.

“Është e qartë se, pavarësisht arritjeve individuale dhe progresit, ato po zbehen dhe minohen nga mungesa e një udhëheqjeje të bazuar në vlera në qendër. Nga ngjarjet e ditëve të fundit, duket se publiku në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka humbur besimin tek ju si Kryeministër” shkruan ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër