Casemiro këshillon klubin: Carrick e meriton të qëndrojë te Manchester United

Nga D. V.
226 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Casemiro ka kërkuar nga drejtuesit e Manchester United që t’i japin besim Michael Carrick si trajner i përhershëm i skuadrës, pas rezultateve pozitive që ai ka arritur në krye të ekipit.

Carrick mori drejtimin e United pas largimit të Ruben Amorim dhe ka bërë një punë mbresëlënëse, duke regjistruar 12 fitore dhe vetëm dy humbje në 17 ndeshje. Nën drejtimin e tij, skuadra siguroi edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për kanalin “Rio Ferdinand Presents” në YouTube, Casemiro vlerësoi punën e trajnerit anglez.

“Ai meriton të qëndrojë. Ekipi po luan shumë mirë dhe po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje nën drejtimin e Carrick”, deklaroi braziliani.

Mesfushori veteran e krahasoi mënyrën e menaxhimit të Carrick me atë të Carlo Ancelotti, duke theksuar aftësinë e tij për të kuptuar lojtarët dhe për të krijuar atmosferë pozitive në skuadër.

Megjithatë, drejtuesit e Manchester United vazhdojnë të shqyrtojnë edhe emra të tjerë për postin e trajnerit, mes tyre Luis Enrique, Julian Nagelsmann dhe Andoni Iraola.

Pavarësisht kësaj, Casemiro beson se Carrick e ka fituar të drejtën për të vazhduar në krye të “Djajve të Kuq”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër