Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – “Vendime që i formësojnë ekonomitë”, “Fitore me intelegjencën artificiale: Nga entuziazmi deri te përparësia e vërtetë konkurruese” dhe “Diaspora si kapital strategjik: Kthimi në shtëpi”, janë pjesë e temave të diskutimeve në agjendën e ditës së dytë nga Samiti “Maqedonia 2025”, që mbahet në Shkup.
Samiti do të përfundojë pasdite me fjalim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Në fokus të samitit, i cili po mbahet me moton “Pas vitit 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit”, është rritja ekonomike, konkurrueshmëria, investimet, infrastruktura, transformimi digjital, inteligjenca artificiale dhe roli i diasporës në zhvillimin e Maqedonisë.
Në ditën e parë të samitit dje fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski.
