Teheran, 13 maj Zhurnal.mk – Autoritetet iraniane ekzekutuan sot ekspertin e teknologjisë së informacionit, Ehsan Afrashteh, i akuzuar për bashkëpunim me shërbimin sekret izraelit Mossad, raportoi agjencia Mizan e lidhur me gjyqësorin iranian.
Sipas autoriteteve iraniane, Afrashteh ishte përfshirë në aktivitete spiunazhi në favor të Izraelit.
Organizata amerikane “Human Rights Activists News Agency” tha se ai ishte arrestuar në vitin 2024 pasi ishte kthyer në Iran nga Turqia dhe fillimisht ishte mbajtur në izolim në burgun famëkeq Evin Prison.
Organizata “Iran Human Rights me qendër në Norvegji deklaroi se Afrashteh, i diplomuar për inxhinieri civile dhe i angazhuar në fushën e IT-së dhe sigurisë kibernetike, kishte kuptuar gjatë qëndrimit në Turqi se shërbime të huaja inteligjence po e shfrytëzonin.
Sipas aktivistëve, ai vendosi të kthehej në Iran pasi babai i tij kontaktoi autoritetet iraniane të sigurisë për të shpjeguar situatën.
Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se Afrashteh u detyrua të bënte një rrëfim të rremë gjatë paraburgimit.
Gjyqësori iranian pretendoi se Mossadi e kishte ngarkuar atë të dokumentonte objektiva të mundshëm, të survejonte zonat pranë agjencisë së zbulimi dhe të fotografonte persona gjatë tubimeve të ndryshme.
Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë kritikuar vazhdimisht përdorimin e gjerë të dënimit me vdekje në Iran, duke akuzuar autoritetet se ekzekutimet përdoren si mjet frikësimi.
Sipas Iran Human Rights, vitin e kaluar në Iran u ekzekutuan të paktën 1 639 persona, niveli më i lartë në 35 vitet e fundit.
