Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë vendeve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën

Nga Xh M
888 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në Ballkan dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore, Self tha se njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe perspektiva e anëtarësimit të saj në NATO janë elemente kyçe për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, deklaroi ai.

Sipas kongresmenit amerikan, fakti që pesë vende të NATO-s vazhdojnë të mos e njohin Kosovën krijon pengesa politike dhe institucionale, të cilat e ngadalësojnë konsolidimin e vendit në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Self theksoi se në një periudhë të pasigurisë së shtuar globale, udhëheqja e fortë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja për Kosovën mbeten vendimtare jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për forcimin e demokracisë dhe paqes së qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Ai shtoi se angazhimi i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor duhet të vazhdojë, duke përfshirë përpjekjet për koordinim më të ngushtë me aleatët e NATO-s rreth çështjes së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër