Shkon në 21 numri i viktimave nga sulmet ruse në Kiev

Nga D. V.
2,078 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 15 maj Zhurnal.mk – Numri i viktimave nga vala më e fundit e sulmeve ruse ndaj kryeqytetit ukrainas Kiev është rritur në 21, njoftoi sot në mëngjes  autoriteti ukrainas i mbrojtjes civile.

Punonjësit e shpëtimit po vazhdonin kërkimet për 17 persona të zhdukur nën rrënojat e një blloku banimi të shkatërruar, raportuan mediet ukrainase.

Dhjetëra persona të plagosur po marrin  trajtim mjekësor.

Autoritetet në Kiev e kishin vendosur numrin e viktimave në 16 dje në mbrëmje.

Rusia sulmoi kryeqytetin dhe pjesë të tjera të Ukrainës gjatë natës me qindra dronë e raketa në një sulm jashtëzakonisht të rëndë edhe pas më shumë se katër vitesh lufte.

Sipas autoriteteve ukrainase, dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan në të gjithë vendin.

Rajoni përreth Kievit, si edhe rajonet e Kharkivit dhe Odesës, u goditën rëndë.

Të mërkurën, Rusia kishte kryer tashmë një nga sulmet më të rënda dhe më të gjata ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke përdorur më shumë se 800 dronë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër