Rritet shitja e produkteve pyjore në vend, prodhimi në rënie

Nga B.M
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj, Zhurnal.mk – Shitja e produkteve pyjore në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të dukshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti, megjithëse prodhimi vazhdon të jetë në rënie.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tre muajt e parë të vitit janë shitur gjithsej 35.590 metra kub produkte pyjore, që paraqet rritje prej 33.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe është evidentuar te druri i rrumbullakët, ku shitja është rritur për 44.7 përqind. Në rritje është edhe shitja e drurit për zjarr, me 8.6 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Në anën tjetër, statistikat tregojnë rënie të konsiderueshme te druri për miniera, ku shitja është ulur për 39 përqind.

Pavarësisht uljes së prodhimit, të dhënat tregojnë se kërkesa për produkte pyjore në tregun vendor mbetet e lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër