Prishtinë, 16 maj Zhurnal.mk – Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhje.
Në një postim, Hamza u shpreh se PDK-ja është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën.
“Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton” u shpreh Hamza.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me kandidatët tanë për deputetë u takuam për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton.
Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës.
