LSDM rikthen akuzat për tokën ku pritet të ndërtohet Lidl në Kumanovë

Nga B.M
1,208 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 17 maj, Zhurnal.mk – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sërish e hapi temën për ndryshimet urbanistike në Kumanovë, të lidhura me një parcelë ku pritet të ndërtohet objekt i Lidl, duke akuzuar se rasti tregon konflikt interesi dhe keqpërdorim të mundshëm të funksionit publik.

LSDM pretendon se Dragan Milevski, kumbar i kryetarit të komunës Maksim Dimitrievski, ka blerë tokë nga Dimitrievski dhe familja e tij për 250 mijë euro, e më pas ia ka rishitur Lidl për 600 mijë euro. Sipas pretendimeve të LSDM-së, pas transaksionit ka pasuar procedura për ndryshimin e Planit të Detajuar Urbanistik, e cila është realizuar me vendim të Këshillit të Komunës së Kumanovës.

Rasti nuk është i ri për opinionin publik. Vitin e kaluar u publikua se iniciatorë të ndryshimeve në PDU janë Gjino Rexhina dhe Dragan Milevski, ndërsa financues është Lidl Macedonia. Për ndryshimet atëherë votuan këshilltarët e shumicës, ndërsa një pjesë e opozitës paralajmëronte për konflikt të mundshëm interesi.

Maksim Dimitrievski më herët i kishte hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë vetëm për tokë të prindërve të tij, por për pronë të disa anëtarëve të familjes së tij dhe se nuk do të pengojë procedurë që lejohet me ligj. Ai po ashtu kishte deklaruar se opozita po bllokon një nga investimet më të mëdha në Kumanovë.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër