Aludime për një lidhje me Klodin, Elijona jep përgjigjen përfundimtare

Nga D. V.
777 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ishte së fundmi e ftuar në një intervistë, ku foli edhe për raportin e saj me Klodin pas përfundimit të spektaklit.

Ajo tregoi njëherë e mirë nëse ka apo jo një lidhje me simpatinë e saj nga BBVK.

“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, e kemi mbajtur raportin shumë mirë. Normal, gjithkush e ka jetën e vet, i ka ato gjanat e veta që duhet me i shiku deri ku po të përshtaten ato sene, ama mund të them deri tani që mendimi im për Klodin nuk ka ndryshuar”, u shpreh ajo.

Kur u pyet për aludimet rreth një fejese të mundshme, Elijona tha se ka pasur shumë aludime, por se nuk ka asgjë të vërtetë.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër