Dafina Zeqiri dhe Sardi publikojnë këngën e re “Për Inati”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dafina Zeqiri dhe Sardi kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Për Inati”, i cili tashmë është publikuar.

Kënga vjen me një bashkëpunim mes artistëve në realizimin e tekstit dhe melodisë, ndërsa në projekt kanë kontribuar edhe emra të tjerë të industrisë muzikore.

Për tekstin janë kujdesur Dafina, Deyzoh dhe Sardi Mneri, ndërsa melodia është punuar nga Dafina dhe Sardi.

 Foto: YouTube

Beat-in dhe aranzhimin e kanë realizuar Sardi Mneri dhe Deyzoh, kurse regjistrimi, miksimi dhe aranzhimi janë realizuar nga Çelik Lipa, në kuadër të SBS ENT.

Në videoklipin e këngës shfaqet edhe një moment i veçantë nga jeta personale e Dafinës.

 Foto: YouTube

Këngëtarja shihet së bashku me djalin e saj, Daskanin, ndonëse është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Me këtë projekt të ri, dy artistët sjellin një tjetër bashkëpunim për publikun, me tekst e paraqitje interesante.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër