Spanjë, 18 maj, Zhurnal.mk – Spanja qëndroi në anën e ”duhur të historisë” me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në Eurovision duke pasur parasysh praninë e Izraelit midis konkurrentëve shkroi në X kryeministri spanjoll Pedro Sánchez.
“Këtë vit nuk ishim në Eurovision, por do të jemi atje me bindjen se jemi në anën e duhur të historisë. Për qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe humanizëm”, tha kryeministri spanjoll.
”Rregullat që u zbatuan ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës duhet të zbatohen edhe për Izraelin”, shtoi ai.
