Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër

Nga D. V.
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Superliga e Zvicrës ka përfunduar me një sezon të jashtëzakonshëm ku Thun shkroi historinë duke u shpallur edhe kampion.

Skuadra e rikthyer në elitë këtë sezon arriti të fitonte titullin e parë në histori të klubit.

SofaScore tanimë ka publikuar edhe formacionin e sezonit në elitën e futbollit zviceran ku pjesë e saj janë edhe dy reprezentuesit e Kosovës.

Në portë është portieri Amir Shaipi i cili ka pasur paraqitje fantastike me Luganon në Superligën zvicerane dhe e mbylli kampionatin me notë 7,73.

Ndërkohë në mbrojtje është Kreshnik Hajrizi që ka qenë murë i pakalueshëm në mbrojtjen e Sionit. Hajrizi e mbylli sezonin me notë 7.19.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër