“Gjithçka është e kryer”, Xherdan Shaqiri flet hapur – tregon nëse do të largohet nga Baseli

Nga D. V.
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk ka plan të largohet nga Baseli ndërsa dëshiron ta kthejë klubin ku e meriton.

Basel edhe pse para dy viteve u shpall kampion, këtë vit nuk ishte në formën më të mirë, me skuadrën e sapo promovuar Thun që e fitoi titullin.

Shaqiri për “Blick” ka konfirmuar se dëshiron t’i qëndrojë besnik kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.

“Jam dikush që do ta drejtoj dhe mbështes Baselin për ta kthyer ku i përket dhe kjo nënkupton të garoj për tituj. Kam edhe një vit në kontratën, prandaj gjithçka është e kryer”.

Shaqiri ndër të tjera edhe kritikoi lojtarët më të rinj për paraqitjet e bëra këtë sezon me Baselin.

“Lojtarët tanë të rinj duhet të mësojnë për të funksionuar ndryshe. Shpresoj të shikojmë përfundimet e njëjta dhe të përformojmë ndryshe sezonin tjetër”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar 34 paraqitje për Baselin në elitën e futbollit zviceran për të shënuar 11 gola dhe dhuruar 10 asistime në proces.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër