Shkup, 18 Maj, Zhurnal.mk – Debati për protestat studentore dhe çështjen e gjuhës shqipe është përplasur edhe në studion e emisionit “Debat në SHENJA”, ku përfaqësues të VLEN-it dhe BDI-së kanë shkëmbyer akuza lidhur me liritë studentore dhe raportet me VMRO-DPMNE.
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, deklaroi se në të kaluarën studentët nuk kanë mundur të organizojnë protesta për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.
Sipas tij, me ardhjen e VLEN-it në pushtet, studentët tashmë kanë lirinë të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
“Kemi pasur me herët periudha kur më herët shkaku i kërcënimeve nuk është mundësuar mbajtja e protestave të studentëve. Për atë e thashë së duheshte të vjen VLEN-it në pushtet, të marrin frymë lirshëm, të dalin në rrugë të protestojnë për të drejtat e tyre dhe nga ana tjetër jemi ne përsëri ata që kujdesemi për studentët, jemi ne ata që do të zgjidhin këtë çështje, jemi edhe në gjatë kësaj peridhe kemi rritur shtesat”, deklaroi Elezi.
Ai shtoi se VLEN-i mbetet i përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve që prekin studentët dhe për përmirësimin e kushteve të tyre.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdul Selam Selami, akuzoi VLEN-in se nuk ka kapacitet të përballet me VMRO-DPMNE-në në çështjet që lidhen me ligjet dhe të drejtat e shqiptarëve.
Selami tha se në programin e VMRO-DPMNE-së ka qenë paraparë heqja e Ligjit për Gjuhën Shqipe dhe balancuesit, duke shtuar se VLEN-i nuk ka forcë politike për ta kundërshtuar këtë qasje.
““Për fat të keq edhe nga deklaratat e ministrit të Drejtësisë, por edhe komplet Qeverisë, nuk flas këtu për VLEN-in por edhe në programin e vitit 2024. Edhe në programin e VMRO-së ishte se do ta heqin LIgjin e Gjuhës Shqipe, heqin balancuesin. Ata vetëm e zgjedhin programin e vet. Dhe në këtë drejtim VLEN-I fatkeqësisht nuk ka takat të përballet me VMRO-në”, deklaroi Selami.
