Martin Andonovski emërohet kryetar i Komitetit komunal të VMRO në Gostivar

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 18 maj Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE ka emëruar Martin Andonovskin në krye të Komitetit Komunal të partisë në Gostivar.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë, ndërsa Andonovski nga sot do të udhëheqë strukturën lokale të VMRO-DPMNE në Gostivar.

Martin Andonovski aktualisht është këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, ndërsa ushtron edhe funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Unionit të Forcave të Rinjve të VMRO-DPMNE-së.

Sipas njoftimit të partisë, bëhet fjalë për një kuadër të ri dhe aktiv politik, i cili në periudhën e fundit është dalluar për angazhimin e tij në terren, komunikimin me qytetarët dhe aktivitetin politik në nivel lokal dhe partiak.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër