Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fituesja e Eurovisionit, Dara, ka zbuluar se ishte bashkëshorti i saj Ervin Ivanov, ai që e shtyu të aplikonte në këtë garë muzikore – vendim që më pas rezultoi ‘goditje në shenjë’ duke i sjellë edhe triumfin në skenën evropiane.

Pas fitores së saj, vëmendje të madhe në publik ka marrë edhe jeta e saj private dhe lidhja me Ivanov.

Sipas mediave, Ervini punon në fushën e farmakologjisë dhe toksikologjisë, me fokus në kërkim dhe zhvillim të barnave inovative.

Hulumtimet e tij lidhen me kemoterapitë, terapitë e synuara si dhe studimin e kanabinoideve dhe substancave të tjera aktive me origjinë natyrore.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave bullgare.

Dara ka folur edhe më herët për ndikimin që Ervini ka pasur në jetën e saj, duke thënë se ai e ka ndihmuar të përballet me pasiguritë dhe me mënyrën se si e shihte familjen dhe jetën në çift.

Ata u fejuan në shkurt 2024 në Tajlandë, ndërsa u martuan në vitin 2025.

Në atë periudhë, Dara publikoi edhe një mesazh emocional, ku e quajti 2025-n “vitin më të mirë të jetës sime”, duke renditur arritje personale si martesa, shtëpia e saj, lënia e duhanit, sporti dhe një stil jete më i balancuar, si dhe suksese profesionale: album, turneu i parë, çmimi “këngëtarja e vitit”, performanca hapëse për Robbie Williams, pjesëmarrja në një kamp të madh evropian për shkrim këngësh dhe bashkëpunime të reja që, sipas saj, do të jenë surprizë vitin e ardhshëm.

Ivanov e ka mbështetur Darën edhe gjatë Eurovisionit të këtij viti në Vjenë.

Pas fitores, ata u filmuan duke u puthur në prapaskenë dhe më pas duke kërcyer, pamje që u shpërndanë gjerësisht dhe morën shumë reagime në rrjetet sociale. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër