Gogu: Po punojmë që burgu i Shënkollit të plotësojë tërësisht standardet e Këshillit të Europës

Nga D. V.
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha sot gjatë një konference për mediet se institucioni që ai drejton po punon për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të të gjithë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimit Penal në Shënkoll, Lezhë, ku ndodhen persona me trajtim të detyrueshëm mjekësor, pra persona që vuajnë nga shëndeti mendor.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me mbipopullimin e IEVP Shënkoll, Gogu tha se situata është e patolerueshme. “Nuk mund të vazhdojmë që ta ofrojmë atë shërbim siç e kemi ofruar deri tani dhe do ta ndryshojmë në mënyrë të ndjeshme”, u shpreh ministri.

“Jemi në diskutime të avancuara me Ministrinë e Shëndetësisë që atë shërbim që është shërbim mjekësor ta drejtojë, ta udhëheqë dhe ta ofrojë Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë të ofrojë sigurinë në institucion. Të dënuarit që vuajnë nga shëndeti mendor janë në qendër të vëmendjes sonë së bashku me zonja që vuajnë dënim dhe të miturit, absolutisht edhe persona, të cilat janë në moshë pavarësisht gjendjes”, theksoi Gogu.

Ministri Gogu u shpreh se “jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete që institucioni në Shënkoll të plotësojë tërësisht standardet e Këshillit të Europës.

Gogu shtoi se po do të ketë rezultate edhe për një institucion të ri në mënyrë që të ketë hapësirë për të gjithë ata të dënuar që tashmë kanë një vendim gjyqësor dhe është e detyrueshme të kenë shërbim të specializuar shëndetësor.

Sa i përket institucioneve të tjera, Gogu tha se “jemi duke i parë se si mundet që ato ose të përmirësojnë kushtet ose të mundet të shkojmë drejt ndërtimit të institucioneve të reja, të cilat do të ishin në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër