Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Nga D. V.
1,364 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas Tuttosport, Juventusi e ka vendosur mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Brahim Diaz, si “plan B” nëse dështon pista për Bernardo Silvën e Manchester Cityt.

Shanset për ta joshur portugezin drejt Torinos duken të vogla, për shkak të rrëshqitjes së madhe të Juves në garën për Ligën e Kampionëve.

Humbja ndaj Fiorentinës i ka lënë bardhezinjtë në vendin e gjashtë në tabelë dhe tani mund të detyrohen të kënaqen me Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Në një skenar të tillë, transferimi i Silvës te Juventusi do të binte poshtë dhe klubi po i shqyrton tashmë opsionet alternative.

Diaz është një nga emrat kryesorë që “Zonja e Vjetër” po e monitoron, ndërsa e ardhmja e tij në kryeqytetin spanjoll mbetet gjithashtu e paqartë, për shkak të rolit të reduktuar që ka pasur.

Vazhdimësia e tij te gjiganti i La Ligas varet nga fakti nëse do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ardhshëm, Jose Mourinho.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër